Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri sot me dije se në Spitalin Infektiv ku janë të shtruar rastet e para me koronavirus, në katin e dytë janë edhe 4 pacientë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me ta, as personeli që u shërben, ndaj nuk janë të rrezikuar.
Por me shtimin e rasteve të të prekurve, ai do kthehet i gjithi në një spital covid.
“Spitali Infektiv është ndërtuar me konceptin e spitaleve infektive që në të njëjtën kohë mund të ketë smëmundje që transmeothen nga njëri rte tjetri, për këtë arsye katet janë krejtësisht të izoluara, me hyrje krejtësisht të vecanta. Për këtë aryse, kati i parë i spitalit Infektiv është për momentin vetëm në dispozicion të të sëmurëve me COVID. Në katet e tjera ndodhen për momentin 4 pacientë të shtruar në total, nuk kanë asnjë lidhje, as personeli që shërben te kati i parë nuk ka lidhje me ta, e me shtimin e rasteve, të dyja katet e spitalit infektiv do të shndërrohen në një spital COVID. Si veprohet me rastet që nuk mund të vetëkantinohen? Ata do shkojnë në karantinën e shtetit, nese do kemi një prurje më të madhe që këto dhoma nuk do ta përballojnë do shohim si opsion vendosjen e çadrave jashtë spitaleve”, bëri me dije zv.ministrja, ndersa tha se një problem i madh me të cilën është përballur Qendra Kombëtare e Urgjencës që ditën e djeshme ka qenë rritja e thirrjeve te numri 127.
“Sot është shtuar personeli, por qytetarët duhet të kenë parasysh që kur del e zën, duhet të rrijë në linjë, se sistemi i urgjencës është i ndëruar me radhë, nëse mbyll telefonin dhe e provon më vonë, keni dalë nga radha. Nëse s’përgjigjet, vazhdoni të mbeteni në linjë”.





