Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Urdhri i Stomatologut i ka bërë thirrje të gjithë stomatologëve të mbyllin klinikat dentare.

Mëngjesin e të enjtes, Urdhri i Stomatologëve Shqiptarë apelon që të ndalet puna dhe të mbyllen shërbimet dentare deri më 3 prill.

“Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH.”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologëve.