Juristi durrsak Soren Dedja Njala, duke u nisur nga situata mjaft e vështirë e krijuar orët e fundit me thellimin e masave shtrënguese të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sidomos në Durrës dhe Tiranë, ka bërë një apel në rrjete sociale.
Nisur nga pasojat negative që pritet të kenë bizneset private nga masat drastike të ndërmarra, ai u bën thirrje të gjithë atyre që kanë një biznes të madh apo të vogël që t’i drejtohen Bashkisë, Tatimeve dhe Ministrisë së Financave me disa kërkesa që do të lehtësojnë sipas tij biznesin, që ende nuk ka kaluar goditjen e rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
“– Lehtësim të barrës fiskale! Heqje të disa taksave dhe tarifave, të cilat edhe në situata jo emergjente, janë të tepërta ( takse pastrimi, gjelberimi per vitin 2020 etj)
– Mosaplikim i kamatëvonesave në pagesat e faturave të ujit dhe të dritave.
– Mosaplikim i gjobave për vonesa në pagesat e TVSh apo tatimfitimit.
– Anullimin ose shtyrje per pagesen e Tatim Qerase per Muajin Mars – Prill 2020.
– Kompesimin ose ndonje lehtesi tjeter per qiramarresit per pagesat e qerase per muajt Mars – Prill 2020.
– Shtyrja e afatit per pagesen e taksave vendore te Bashkise dhe Siguracioneve te punonjesve.
– Negocim me bankat për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive.”,– shkruan juristi durrsak.
Postimi i plotë i Soren Dedja Njala:






