Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi.

Lajmin e ka dhënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesusm, i cili është shprehur se emërtimin “pandemi” koronavirusi e merr për shkak të ashpërisë dhe përhapjes së tij të madhe kudo në botë. 

Më shumë se 112,000 njerëz në mbarë botën tani janë infektuar me koronavirus, i cili mund të shkaktojë pneumoni, dhe të paktën 4,000 kanë vdekur.

Numri i rasteve të reja që po diagnostikohen në Kinë tani po bie, por shpërthimet po rriten diku tjetër në botë, veçanërisht në Evropë dhe Iran.