Ndahet nga jeta kapiteni i njohur Hysni Aruçi, drejtor i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale.

Lajmin e ka bërë të ditur administratori i TSTS Group, Dorian Mersini.

Me një postim në Facebook, Mersini shprehet:

“Lajm i hidhur. Largohet nga jeta në mënyrë të parakohshme miku dhe bashkëpunëtori jonë Kapiteni Hysni Aruci. Profesionist dhe njeri gjithnjë elegant. Kam pas fatin të punojmë sëbashku në disa drejtime të Administratës Detare. U prefsh në paqe miku im. Ngushëllime familjes. Dorian Mersini”

Për ndarjen nga jeta të Aruçit ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare:

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot u nda para kohe nga jeta , si rezultat i një ataku kardiak miku dhe kolegu jonë z.HYSNI ARUÇI,i lindur në 20 prill 1959, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Detare & Administrimit e Kontrollit të Flamurit në Drejtorine e Pergjithshme Detare.

Largimi para kohe nga jeta e kolegut tone Hysni ishte nje humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij por edhe për institucionin tonë për të cilin ai punoi me përkushtim e pa u lodhur deri në ditën e fundit te jetës.

Hysni Aruçi gjatë gjithë jetës së tij ka ushtruar me përkushtim shumë funksione të rëndësishme në fushën e detarisë, si Drejtor i Përgjithshëm i Regjistrit Detar Shqiptar, Kapiten i Përgjithshëm i Porteve,Kapiten i Portit Durrës etj.

Drejtoria e Përgjithshme Detare i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

Miku dhe kolegu jonë Hysni!

Të qoftë dheu i lehtë dhe u prehsh në paqe.

Do të mbetesh gjithmonë i pa harruar në kujtesën tonë.

Drejtoria e Pergjithshme Detare”,– thuhet në njoftimin në Facebook, të DPD-së.

Për ndarjen nga jeta të kapitenit Aruçi ka reaguar edhe shoqata “Adrijon”:

SHOQATA “ADRIJON” NJOFTON SE U NDA NGA JETA PARA KOHE KAPITEN HYSNI ARUCI.
TU PREHTE SHPIRTI NE PAQE KAPITENI DHE MIKU YNE HYSNI..
I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI YT…
NGUSHELLIME FAMILJES!
KAPITEN HYSNI ARUCI LINDI NE SHIJAK ME 20.04.1959.
NE VITIN 1978-1981, KREU AKADEMINE E DETARISE VLORE.
MBASI SHERBEU 2 VJET SI NAVIGATOR NE ANIJET E FLOTES TREGETARE, NE VITIN 1983 -1987, PUNOI KRYETAR DEGE NE DREJTORINE E PESHKIMIT DURRES. NE VITET 1987-1997, INSPEKTOR I PERGJITHSHEM NE DREJTORINE E PESHKIMIT DURRES.
NE VITIN 1998-2004, ADMINISTRATOR I SHOQERISE “LUNAR”, SHERBIM I AUTORIZUAR I PAJISJEVE TE SHPETIMIT NE ANIJE,
NGA VITI 2006-2010, DREJTOR I PERGJITHSHEM I RREGJISTRIT DETAR SHQIPTAR.
NE VIJIM ZV/KAPITEN I PERGJITHSHEM I PORTEVE, SHEF I RREGJISTRIT TE ANIJEVE, KAPITEN I KAPITANERISE SE PORTIT DURRES.
DETYRA E TIJ E FUNDIT NE SHERBIM TE SHTETIT E DETARISE SHQIPTARE ISHTE Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Detare & Administrimit e Kontrollit të Flamurit në Drejtorine e Pergjithshme Detare.
KAPITEN HYSNIU, DO MBETET NE MENDJET DHE ZEMRAT E DETAREVE SHQIPTARE, SI KUADER KORREKT, I THJESHTE E DASHAMIRES ME DETARET, I RESPEKTUESHEM ME SHOKET E KOLEGET.
MARRIM PJESE NE HIDHERIMIN E FAMILJES.
FEMIJET E KAPITENIT DUHET TE JENE KRENARE PER SJELLJEN, JETEN DHE VEPREN E KAPITEN HYSNIUT.
LAMTUMIRE KAPITEN HYSNIU!
I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI YT.
DO JU NJOFTOJME DHE KOHEN E VARIMIT TE TE NDJERIT..
TE ZGJERUAR JETEN DHE VEPREN E KAPITEN HYSNIUT E GJENI TEK VELLIMI I DYTE I ANTOLOGJISE SE DETARISE SHQIPTARE,
FAQE 500.