Pasi mjekët e futën në autoambulancë për ta çuar në Tiranë 75-vjeçaren e prekur nga koronavirusi, e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit pak minuta më parë.
Siç duket edhe nga fotot që publikon “DurrësLajm” mjekët shfaqen të izoluar me veshje mbrojtëse.
Nuk dihet ende pse autoambulanca nuk u nis dhe pse pas disa minutash gruaja e moshuar u nxorr për t’u futur sërish në ambientet e spitalit të Durrësit.
Paraprakisht thuhet së është në gjendje të rënduar dhe nuk përballonte udhëtimin.





