Gjendet në zonën e Porto Romanos trupi i peshkatarit të mbytur 10 ditë më parë në Durrës.

Ngjarja ndodhi të dielën e 1 marsit, në zonën Currilave, ku një varkë me dy peshkatarë u përmbys në det. 

Njëri prej peshkatarëve u nxor i gjallë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tjetri, Ardian Mërkuri është arritur të gjendet vetëm ditën e sotme.

Mërkuri kishte dalë bashkë me shokun e tij, në orën 7:00 të mëngjesit më 1 mars për peshkim me varkë druri, por fatkeqësisht varka është përmbysur në një distancë prej afro 600 – 700 metrash nga bregu i Durrësit dhe ai humbi jetën.