Bashkia e Durrësit ka nisur zbatimin e dezinfenktimit të hapësirave publike në qytet në kuadër masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku në detyrë, Zhuljen Varfaj i cili teksa poston fotot në Facebook, shkruan se për këtë situatë nuk duhet panik por shumë higjenë personale dhe kujdes i vazhdueshëm
POSTIMI I PLOTË
Mirëmëngjes me këto foto të dezinfenktimit të hapësirave publike nga stafi i bashkisë.
Vijojmë zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mbi të gjitha nuk duhet panik, por shumë higjenë personale dhe kujdes i vazhdueshëm!
Ruani veten dhe njëri- tjetrin duke ndjekur të gjitha rregullat e njoftimet zyrtare!
#bashkedoiadalim
#COVID-19





