Një grua e moshuar amerikane 86 vjeçare nga Amerika, ka rezultuar pozitive në testin ndaj koronavirusit.
Këtë lajm e ka dhënë ministri i Shëndetësisë të Turqisë Doktor Fahrettin Koca, i cili deklaroi se gruaja ka udhëtuar nga aeroporti i Tiranës, për në të Stambollit dhe më pas ka shkuar për në SHBA.
“Një amerikane, 86 vjeçe është diagnostikuar në një spital në SHBA dhe ka rezultuar me koronavirus. Ajo është një shtetase amerikane, ndërsa para se të vinte tek ne, ka qenë në Tiranë, e më pas është drejtuar drejt Amerikës”, ka shkruar ministri turk.





