Institucionet publike në Durrës kanë vijuar punën por duke shmangur grumbullimet e qytetarëve, madje në disa institucione nuk është lejuar që të zhvillohen as mbledhjet në godina dhe zyra.

Punonjësit janë grumbulluar jashtë institucioneve ku punojnë ndërsa pritja e popullit në zyra është bërë një e nga një për të shmangur grumbullimet.

Te ndërrmarrja elektike janë afishuar edhe masat mbrojtëse për punëtorët si dhe për qytetarët që i drejtohen këtij instiucioni.

Madje ndërrmarrja e OSHEE-së në Durrës ju ka kërkuar qytetarëve që për çdo problem të marrin në telefon në dispeceri e të mos dalin nga shtëpitë për të ardhur personalisht në ndërrmarrje.

Edhe në zyrat e pagesave hyrja e qytetarëve bëhet një nga një.

K.H.