Mesditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në spitalin e Durrësit ndodhet një pacient i prekur nga koronavirusi.

“DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për një 75-vjeçare e cila ka ardhur disa ditë më parë nga Italia.

E moshuara është vizituar në Patologji, ndërsa një ditë më parë i është bërë analiza për koronavirusin ku ka rezultuar pozitive.

Mësohet se 75-vjeçarja gjatë këtyre ditëve ka marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndërsa ende nuk dihet nëse virusin e ka marrë në shtetin fqinj apo në vendin tonë.

Ndërkohë, dyshohet edhe për një 65-vjeçar të prekur nga koronavirusi në Durrës.