Ministri i Kulturës në Francë, Franck Riester ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të ministrisë për CNN. Ai u diagnostikua të dielën dhe ndodhet i karantinuar në banesën e tij.

Franca regjistroi të hënën 286 raste të reja me koronavirusit, duke e çuar numrin total në 1.412, tha Jerome Salomon, drejtori i autoritetit të shëndetit publik, ndërsa janë regjistruar 30 viktima.