Instituti i Shëndetit Publik jep këto 5 këshilla themelore për t’u mbrojur nga koronavirusi i cili tashmë ka prekur edhe vendin tonë.

1-Mbani distancë nga njerëzit të cilët po kolliten apo teshtijnë.

2-Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

3-Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

4-Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëm7undjes dhe për t’u shëruar.

5-Lexo të gjithë informacionet zyrtare që mundesh lidhur me COVID -19.