Bëhen të ditura detaje më të hollësishme lidhur me vdekjen e 55-vjeçares nga Durrësi, e cila humbi jetën në Itali për shkak të komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga koronavirusi, nga i cili rezultoi pozitive.
DurrësLajm mëson se 55-vjeçarja Q.Sh. banore e lagjes nr. 10, shkoi në kurim rreth një muaj më parë, në Itali. Për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerës, DurrësLajm po e publikon vetëm me iniciale identitetin e saj.
Në vendin fqinjë, ajo u infektua nga dhëndri italian. Për shkak se 55-vjeçarja ishte e prekur nga diabeti, ajo pati komplikacione të mëtejshme dhe vdiq nga ataku kardiak.
DurrësLajm ka kontaktuar nga agjencia funerale dokumentin që konfirmon vdekjen e 55-vjeçares. Vdekja e saj u pranua edhe nga konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani.
Trupi i gruas pritet të mbërrijë në atdhe të enjten.





