Gjermania ka regjistruar dy viktimat e para nga koronavirusi. Sipas të dhënave të përditësuara, në Gjermani, aktualisht, ka 1151 raste te konfirmuara me Covid-19 dhe 18 të shëruar.
Deri më tani, 108 shtete të ndryshme kanë raportuar raste me të infektuar me koronavirus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përveç Shqipërisë, 24 orët e fundit kanë raportuar të infektuar dhe vende si Bullgaria, Kosta Rika, Malta, Moldavia.
Mbi 3800 persona kanë humbur jetën që prej nisjes së epidemisë, ndërsa mbi 60 mijë të tjerë janë shëruar.





