Një anëtar i stafit të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel është infektuar nga koronavirus.

Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për mediat, ku thuhet se anëtari i NATO-s në Bruksel ishte kthyer nga Italia pas pushimeve me familjen.

“Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi në izolim. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, të gjithë kolegët e tjerë u informuan. Ata kanë punuar nga shtëpia në fund të javës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. I gjithë personeli i selisë së NATO-s gjithashtu janë informuar për rastin e konfirmuar. NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme. Këto masa përfshijnë pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve të caktuara të stafit, inkurajimin e tij për të punuar nga shtëpia dhe pezullimin e përkohshëm të vizitave në grupe në selinë e NATO-s në Bruksel.” thuhet në deklaratë.