Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino në një konferencë të përbashkët me ministren Manastirliu dhe një grup mjekësh, konfirmoi se 28-vjeçari i cili ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt cilësohet si pacienti zero dhe është një rast i importuar.
“Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, i cili ka hyrë në vendin tonë. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur dhe kontaktet që ka pasur. Kontakti më i ngushtë është i ati, edhe ai i infektuar. Vijojmë gjurmimin e kontakteve të dyta apo të treta të tij, që mund të jenë prekur.”
E pyetur për karantinën e përcaktuar në ambientet e kavalishencës në Durrës, Bino tha se; “Karantina është e gatshme, me mjekët e personel, do transportohen drejt Durrësit sipas rastit e nevojës.”





