Masë drastike për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Paraditen e sotme Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka urdhëruar ndalimin e të gjitha lëvizjeve me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt veriut të Italisë.

Në urdhrin e ministrisë theksohet ndalimi i menjëhershëm i të gjitha lëvizjeve me mjetet lundruese nga portet drejt Italisë së Veriut deri në një urdhër të dytë.

Ndalohet lëvizja e mjeteve me linjën: Durrës-Ankona-Trieste.

APD dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri.