Këtë të hënë moti në vendin tonë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku në zonat Jugore vranësirat do të sjellin reshje të pakta.

Por, sipas MeteoAlb në vijim parashikohet përmirësim i kushteve të motit e dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriore – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.