Boca Juniors shpallet kampione e Argjentinës për herë të 34-t në histori. Festë madhështorë për “Xeneizes” në spritnin final të sezonit. Pikërisht në javën e fundit Boca parakaloi në renditjen River Plate, që dështoi të fitonte në fushën e Atletico Tucunam (barazoi 1-1), ndërsa Juniors triumfuan 1-0 në stadiumin “Bombonera” ndaj Gimnasias me gol të Carlos Tevez në minutën e 72-të.
Një finale me shije të hidhur për Maradonën, trajnerin e Gimnasia la Platas, që nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit argjentinas, edhe pse El Pibe de Oro, tentoi gjithçka për t’ia prishur festën klubit të zemrës. Maradona u mallëngjye nga pritja që i rezervoi “Bombonera” dhe nga puthja që i dhuroi në buzë para se të niste sfida nga Carlos Tevez, që në fakt rezultoi ai që vendosi takimin.





