Vetëm kaos, por asnjë ndryshim në program. Të paktën për momentin. Pas dyshimeve që sollën deklaratat e ministrit italian të sportit, Spadafora për të ndërprerë kampionatin, Serie A do të luhet sipas programit këtë javë.

Ndeshja e parë, Parma-SPAL që u shty përkohësisht do të nisë në orën 13:45. Në këtë mënyrë, pritet që sipas axhendës të luhen edhe sfidat e tjera. Gjithsesi, në këtë situatë të vështirë për shkak të koronavirus, nuk përjashtohen edhe suprizat.