Nëse dikur vendoste rekorde pozitive në fushën e lojës dhe klasin dhe madhështinë e tij kur kishte topin në këmbë, tashmë Ronaldinho ka dalë nga rruga e drejtë.
Varja e këpucëve në gozhdë ka ndikuar për keq te futbollisti brazilian i cili gjatë viteve të fundit është përfshirë në skandale të ndryshme.
I tillë është edhe ai në Paraguai me Ronaldinhon që në 48 orët e fundit është ndaluar dy herë nga policia në kryeqytetin Asuncion. Ish-lojtari i Barcelonës është arrestuar me arsyetimin se ka përdorur një pasaportë false.
Ronaldihno sëbashku me vëllain e tij Assis ka mbrritur në Paraguai për të prezantuar librin e tij “Gjeniu i Jetës” dhe për disa evente bamirësie, por për të mbrritur në Paraguai “Roni” ka përdorur një pasaportë false e cila i ka krijuar shumë probleme me policinë vendase.
Për përdorimin e një dokumenti fals prokuria ka kërkuar që Ronaldinho të mbahet në burg pasi u la fillimisht i lirë dhe tashmë mbetet për t’u parë sesi do të zgjidhet kjo çështje.





