Apple ka këshilluar 12.000 punonjësit e saj në selinë qendrore në Cupertino të punojnë nga shtëpia të premten, pasi shteti i Kalifornisë deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme prej koronavirusit.

Në një memorandum të dërguar të gjithë stafit në zyrat e Santa Clara Valley të quajtur Apple Park, punonjësve u thuhej që masa paraprake po merrej pas udhëzimeve të fundit nga zyrtarët e shëndetit publik, raporton DailyMail.com.

Kompania Apple iu bashkua dy kompanive të tjera Facebook dhe Microsoft, të cilat gjithashtu prezantuan politika të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës këtë javë. Rreth 83.000 punëtorë janë prekur nga mbylljet dhe politikat e punës nga shtëpia vetëm brenda këtyre tre kompanive.

Dyqanet me pakicë të Apple në zonë do të qëndrojnë të hapura.