Si është e mundur? Kështu i komentuan në Francë imazhet e fundit të sfidës mes Saint Etienne dhe Rennes (2-1), me vendësit që siguruan pas 38 vitesh finalen e Kupës së Francës (do të përballen me PSG-në). Tifozët vendës, pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit kryesor, që sanksionoi kualifikimin e Saint Etienne, mësynë në fushë, për ta festuar këtë arritje pas thuajse katër dekadash.

Imazhe të pabesueshme, në një kohë kur frika nga koronavirusi i ka bërë njerëzit të qëndroja larg tubimeve të të shmangin kontaktet fizike me të tjerët. Jo vetëm që nuk u luajt me dyer të mbyllura, siç po ndodh në Itali, por tifozët as që e vranë mendjen nga rreziku që mund t’u vijë nga koronavirusi.

Sigurisht që sjellja e tyre nuk është e paligjshme, madhe as forcat e rendit dhe ato të sigurisë nuk e morën guximin për ta ndërprerë festën e tifozëve në terrenin e lojës. Në rastin e ndeshjeve të futbollit, që po luhen rregullisht dhe me tifozë, ka disa rregulla që duhet zbatuar: njerëzit thjesht nuk duhet të shtrëngojnë duart para dhe pas takimeve dhe nëse do shfaqet ndonjë rrezik, prefekti i qytetit ka të drejtë të japë urdhrin për të shtyrë ndeshjet.