Një tjetër zyrtar i lartë ka vdekur nga koronavirusi në Iran.
Bëhet fjalë për një këshilltar të ministrit të Jashtëm të Iranit, i cili mori pjesë në krizën e pengjeve të ambasadës amerikane të vitit 1979, i cili ka vdekur nga koronavirusi, raporton agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
“Hossein Sheikholeslam një veteran dhe diplomat revolucionar, vdiq të enjten vonë”, shkruan agjencia.
Pak ditë më parë, deputeti Mohammad Ali Ramazani Dastak, i sapo zgjedhur i parlamentit të Iranit ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Irani është përpjekur të ndalojë përhapjen e shpejtë të coronavirusit, i cili deri më tani ka infektuar 3,513 njerëz, ndërsa 107 persona kanë ndërruar jetë.





