Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Britani. Bëhet fjalë për një të moshuar me probleme të tjera shëndetësore.

Sipas burimeve të spitalit Royal Berkshire NHS Trust, pacienti i moshuar u shtrua në spital të mërkurën dhe u testua pozitiv për virusin.

Deri më tani në Britani janë 116 të prekur nga ky virus që po shqetëson të gjithë botën. Vendi më i prekur në Evropë është Italia, Virusi u përhap fillimisht në Kinë, aty ku janë shënuar më shumë viktima.