Janë 3296 të prekur nga koronavirusi në Itali. Numri i të vdekurve ka arritur në 148 persona, ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur 414 persona. Nga dita e parë kur eshte shfaqur virusi numërohen 3858 të prekur.

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile, raporton Corriere della Sera.