Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës pas vdekjes së parë për shkak të koronavirusit, ndërsa nr. i viktimave në Shtetet e Bashkuara shkoi në 11.
Së fundmi mbeti i vdekur një 71-vjeçar, i cili ishte shtruar në një spital pranë Sacramentos. Ai kishte qenë në një udhëtim me kroçere, nga ku autoritetet dyshojnë se është infektuar.
Shtëpia e Bardhë kërkoi të mërkurën që të shtohen rastet e testimit në nivel kombëtar për sëmundjen. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara janë raportuar të paktën 150 raste me CODVID -19. 10 nga 11 të vdekurit janë nga shteti i Washington-it.
Megjithatë sëmundja është shpërndarë edhe në Tecas dhe Nebraska.





