Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, e cilëson mëse të merituar fitoren e durrsakëve. Pas ndeshjes, ai tha se skuadra bëri atë që pritej dhe se ia kishte marrë dorën Partizanit.

“Me Vilën e kishim si detyrë të markonim Çinarin e Kordeiron se vrapojnë pa fund. Besoj se e kemi bërë detyrën shumë mirë.

Ne sa herë luajmë jashtë është problemi i fushës që është presioni i tifiozerisë, pas 30 minutave luajmë lojën tonë, shtrojmë lojën. Çunat marrin besim në lojë, shtruan lojën dhe arritëm të shënojmë golin.  

Të jem i sinqertë ne ia kemi marrë dorën Partizanit, E kemi mundur me Luftëtarin, por edhe me Teutën është hera e dytë që e mundim këtë vit, edhe barazimin këtu ia falëm ne. Do vazhdoj ta mund sa herë të luaj kundër Partizanit”, tha Aleksi.