Policia ka dhënë të tjera detaje lidhur në lidhje me helmimin e nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi një nxënës i shkollës të ketë hedhur një spraj piperi.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.