Janë 2263 të prekur nga koronavirusi në Itali, 428 persona më shumë sesa një ditë më parë. Ndërkohë, numri i të vdekurve ka arritur në 79 persona, 27 më shumë sesa ditën e hënë.

Numri i të shëruarve ka arritur 160 persona, 11 më shumë sesa një ditë më parë. Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile, raporton Ansa.