Është gjetur gjysmë e djegur makina që dyshohet se kanë përdorur autorët në vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur rreth një orë më parë në Shkozet të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin në afërsi të Bishtit të Zhurit, në rrugën ku futesh për në Rrogozhinë, dhe dyshohet se janë larguar prej aty me një mjet tjetër. Mjeti që është përdorur në këtë ngjarje të rëndë, i ka pasur targat e vjedhura.

Si pasojë e një atentati të kryer nga një makinë në lëvizje u vranë në lagjen e Nishtullës Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Ky i fundit kishte qenë në burg, ku ishte dënuar me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike.

Shkoza kishte lënë qelinë në vitin 2010, por duket se e kanë ndjekur pas problemet që lidhen me trafikun e drogërave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ajo që e bën dhe më interesante situatën është fakti se Shkoza ka qenë subjekt i OFL-së, po ende pa iu përmendur emri nga zedhënësja seksi e policisë, duket se e kanë pasur më të lehtë që ta gjejnë kriminelët.