Autoritetet italiane kanë shpërndarë të dhënat zyrtare të përhpjes së koroanvirusit në nivel kombëtar.
Deri në orën 18:09 të ditës së sotme 1 mars, në Itali janë konfirmuar 34 viktima dhe 1,577 persona të infektuar nga koronavirusi, raportojnë mediet fqinje.
Ndërkohë 83 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 739 pacientë ndodhen të shtruar në spital.
140 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 106 në rajonin e Lombardisë.
Në nivel kombëtar janë kryer 21,127 tampone për koronavirus.





