Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policia, botuesi dhe gazetari Henri Çili ka hyrë në gjykatën e Përmetit ku do të njihet me masën e sigurisë.

Për rreth dy orë seanca për Henri Çilin dhe 29 personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani” u shty. Shkak është bërë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shok klase.

Seanca rinisi rreth orës 14:00, ndërsa Çili ka mohuar akuzat. Një ditë më parë Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këto të ngritura nga prokuroria e Përmetit.

Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do t’i paraqesë në momentin e duhur.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.