Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Bilisht-Miras.
Nga burimet zyrtare mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Informacion paraprak
Më datë 29.02.2020, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë, shtetasi S. H., rreth 43 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.





