Një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën të premten, më 28 shkurt, si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Cuneos, më 26 shkurt.

Bashkim Toska, 59 vjeç, banor në Boves, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, kur u godit nga një copë hekuri, raporton La Stampa.

Ai u transportua me urgjencë me helikopter, në gjende të rëndë, në spitalin ‘Santa Croce’, ku gjendja u rëndua edhe më tepër, deri sa vdiq dje.

Tani priten procedurat për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri ku do të zhvillohet funerali.