Një tjetër paciente ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga koronavirusi në Itali.

Lajmi konfirmohet nga mediet italiane. Gruaja që ka humbur jetën është nga Veneto. Mësohet se gruaja ishte 76 vjeçe.

Më herët, autoritetet italiane njoftuan humbjen e jetës së 3 të moshuarve të tjerë në Lombardi, gjatë ditës së sotme. 

Ndërkohë, në Palermo, në jug të Italisë, ka shkuar në 3 numri i të prekurve.