Cristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve.
“Ylli” portugez në këtë 2020 po udhëheq një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë fituesi i Topit të Artë, para se të përqendrohet të Champions League, për të provuar që ta fitojë si bardhezi, do të arrijë një rekord që e kanë festuar shumë pak kampionë të futbollit: 1000 ndeshje si profesionist në një stadium që do ta admirojë për herë të parë për se gjalli (“Paolo Mazza” i Ferrarës, në SPAL-Juventus).
Mes shumë futbollistëve që kanë arritur 1000 takime në karrierë si profesionistë (flasim për emra të mëdhenj si: Maldini, Seedorf, Roberto Carlos…) Cristiano Ronaldo rezulton të jetë më “i shpejti”, duke e kaluar këtë prag në 18 sezone.
Kjo tregon për profesionalizimin dhe kujdesin e veçantë për trupin, deri në të qenit maniak, gjatë gjithë karrierës së tij.
Skuadra Ndeshje Gola
Sporting B. 2 0
Sporting CP 31 5
Manchester Utd 292 118
Real Madrid 438 450
Juventus 72 52
Portugali 164 99
Totali 999 724
Nga viti 2002 deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubesh dhe 164 me përfaqësuesen e Portugalisë (ka fituar Europianin e fundit). Është golashënuesi më më i mirë i luzitanëve në histori me 99 finalizime.
Objektivi i tij është të bëhet lojtari i dytë në histori që shënon më shumë në nivel përfaqësuesesh (rekordin e mban Ali Daei i Iranit). Në total, me klubet dhe përfaqësuesen, ka shënuar 724 herë me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje.
Garat Gola
La Liga 311
Champions 128
Premier League 84
Serie A 41
Kualifik. Eur. 31
Kualifik. Bot 30
Kupa e Mbretit 22
Miq. Portugali 17
FA Cup 13
Europian 9
Botwror Klube 7
Botwror 7
League Cup 4
Superkupa Spa. 4
Primeira Liga 3
Nations League 3
Kupa e Port. 2
Superkupa Eur. 2
Confed. Cup 2
Kupa e Italisë 2
Kual. Champ. 1
Superkupa It. 1





