Pema e Paulownia po bëhet një ndër më të kultivuarat nga fermerët shqiptarë në vitet e fundit. Jo vetëm industria e mobilerisë në Shqipëri por edhe ajo në Kosovë ka shprehur interes të madh për këtë pemë e cila është një ndër më të shtrenjtat në llojin e saj.

Në takimin me fermerët kultivues të Paulownias nga vendi dhe Kosova u shkëmbyen përvoja dhe janë konslutuar mbi problematikën në kultivimin e kësaj bime. Aktiviteti është zhvilluan në një plantacion të Paulownias midis Durrësit dhe Tiranës.

Puna e specialistëve të kësaj bime me leverdi ekonomike, qëndron në faktin se fermerët shqiptarë duhet të njihen me të rejat shkencore për këtë kulturë të re e cila po përhapet me shpejtësi në disa vende të botës, por kjo kulturë është pak e njohur në vendin tonë.

Zef Gjonaj, specialisti i Paulownias, prej disa vitesh ka studiuar në zhvillimin e kësaj bime, ndërsa eksperienca e tij ka bërë të sjellë një përvojë të vyer për ekonominë dhe konkretish në përhapjen në disa rrethe të vendit tonë.

Gjonaj vuri theksin që fermerët të orientohen drejt fidaneve cilësore, nga prodhuesit e shteteve nga Europa ndërsa këshilloi fermerët nga gjetja pakontrolluar të fidaneve pa rendiment dhe me shumë dështime në fermerë të veçantë.

Bashkëpunimi me fermerët kosovarë është një faktor pozitiv me efikasitet, duke shtuar mundësinë e tregut europian, me shumë prodhim e bashkëpunim dhe garancinë në zhvillimin e kësaj bime.

Ende në dy shtetet përkatëse, Shqipëri dhe Kosovë nuk po arrihet subvensionimi te bima e Paulonias një kulturë bimore shumë e zhvilluar në botë. Në këtë takim është dakordësuar për krijimin e Shoqatës së kultivuesve të Paulownias.

Ky ishte takimi i parë me përfaqësuesit e disa rretheve të vendit dhe ata nga Kosova, dhe shkëmbyen përvojën e tyre në përmirsimin e përvojës, ndërsa apeluan institucioneve në sjellen e investimeve për fermerët që kultivojnë këtë bime me shumë interes ekonomik për fermerët dhe industrinë e prodhimit të mobilerive.

K.H.