Alban Skënderaj i ka kushtuar dhjetra këngë dashurisë dhe sot në ditën e të dashuruarve ka suprizuar fansat me projektin e tij të ri, i publikuar me të hyrë data 14.

Kënga e titulluar “Çdo ditë një Shen Valentin” teksti i të cilës është ndërtuar me plot ndjenia dhe që i përshtatet të gjithë të dashuruarëve, për vetëm pak orë ka arritur të marrë 29.860 views.

“Çdo ditë një Shen Valentin”, është pritur mirë nga të gjithë shqiptarët të cilët e përgëzojnë Albanin për këtë këngë dhe e vlerësojnë për thjeshtësinë që ai ka edhe në muzikën që bën.