Që Marash Kumbulla kërkohet nga gjysma e Europës tashmë nuk ka më dyshime!
Lajmet që qarkullojnë në media janë konfirmuar edhe nga agjenti i mbrojtësit shqiptar, Gianni Vitali i cili në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se Kumbulla pëlqehet nga shumë klube të mëdha.
Falë paraqitjeve në javët e fundit, vlera e 20-vjeçarit kuqezi tanimë ka kapur shifrën e 30 milionë euro që klube si Inter, Juventus, Napoli, Lazio, Fiorentina, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Bayer Leverkusen janë të gatshme t’i paguajnë.





