Këngëtarja e njohur Fifi ishte e ftuar mbrëmë në “Klanifornia”, ku bëri promovimin e këngës më të fundit, “Qaj”, ndërsa zbuloi edhe detaje rreth tekstit dhe mesazhit të saj.
“Dua të flas pak për këtë këngë. Është këngë që e kam shkruajtur pas gjithë atyre momenteve që më është ndarë zemra në dysh. Mendova që duhet të dilte një këngë si kënga “Qaj”. Në të them që dua të bëhem mirë dhe se nuk do të lë më asnjë njeri që të luajë me mua. Zakonisht ne femrat edhe i mbajmë lotët dhe në këtë rast është shpërthe o lot vu, nxirre të keqen edhe nisja ditës tjetër me pozitivitet.”
“Në 40 sekonda na trego historinë tënde të dashurisë me aq detaje sa mundesh. Si nisi, çfarë bëtë dhe si përfundoi.”, e pyeti Marina këngëtaren e cila e zhgënjyer nga dashuria tha:
“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit.”





