Lidhjen disa vjeçare të dashurisë, duket se këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i njohur i Partizanit Alban Hoxha kanë vendosur ta zyrtarizojnë në fejesë.

Pak më parë Çiljeta ka hedhur një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq të gjatë ndërsa pranë saj ndodhet një kuti me trëndafila të kuq, ku shkruan “Të dua” dhe në gishtin e këngëtares shihet një unazë fejese.

Çifti nuk e ka konfirmuar ende fejesën, por unaza në gisht dhe kutia e trëndafilave, janë prova të majftueshme…!