Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka performuar në skenën e Festivalit të 70-të të Sanremos.
E veshur e gjitha me të zeza, me një fund me pala dhe një bluzë të hedhur sipër korsesë, Lipa këndoi këngën e saj më të fundit “Don’t start now” duke elektrizuar publikun vendas.
Në fund të performancës së saj, Dua ka marrë një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus, ndërsa vetë ka mundur që të thotë vetëm: Faleminderit, faleminderit për mbështetjen tuaj!
Lipa është shqiptarja e dytë që ngjitet në skenën e Sanremos për këtë vit, pasi e para ishte moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila u ngjit mbrëmjen e së enjtes në teatrin Ariston.





