Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi do të martohen në 29 maj të këtij viti. Në fund të vitit të kaluar, Princi Andrew u akuzua se kishte abuzuar me një minorene. Në një intervistë që dha për BBC, ai e mohoi këtë gjë, edhe pse deklaratat e tij ishin kontradiktore.

Po ashtu, ai konfirmoi miqësinë me Jeffrey Epstein, i cili është dënuar për trafikim dhe abuzim minorenesh, ku dhe gjeti vdekjen në burg. Pas kësaj, Princi Andrew u detyrua të hiqte dorë nga detyrat mbretërore.

Pas skandalit në të cilin u përfshi i ati, Princesha Beatrice u detyrua të shtynte dasmën dhe fejesën e saj që ishte parashikuar të zhvillohej në muajin dhjetor.

Së fundmi revista ‘People’ ka konfirmuar se dasma e Princeshës Beatrice dhe partnerit të saj Edoardo Mapelli Mozzi do të mbahet më 29 maj. Pritja do të zhvillohet në Buckingham Palace, ndërsa ceremonia mund të mbahet në Royal Military Chapel.