Pas performancës së suksesshme në Sanremo, mbrëmjen e së enjtes, Alketa Vejsiu ishte ftuar sot në një emision radiofonik në Rai Radio1. Por duket se për shkak të vetëkënaqësisë për këtë arritje profesionale, Vejsiu ka kaluar deri në eufori, kur ka deklaruar se në Shqipëri ka qenë gati si një festë kombëtare, pjesëmarrja e saj në skenën e teatrit Ariston. 

Siç raporton Il Messaggero, Vejsiu ka deklaruar se kishte dëshirë të njihej me ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni, ndërkohë që kryeministri Rama nuk i kishte telefonuar akoma për ta komplimentuar.

“Kryeministri shqiptar? Nuk më ka telefonuar akoma për të më komplimentuar, mendoj se do ta bëjë nesër. Në Shqipëri ishte gati si festë kombëtare, u preka shumë!”, – ka deklaruar Alketa Vejsiu.