Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez prezantoi krah italianit Amadeus dhe moderatores shqiptare Alketa Vejsiu në festivalin “Sanremo”.

Modelja bukuroshe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, duke ndërruar tre fustane brenda natës, dy prej të cilëve të stiluar nga stilistja shqiptare Lia Stublla.

Lia ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e Georgina-s, duke treguar se fustanet që i dhanë aq shumë shkëlqim janë punim i saji.

Bëhet fjalë për fustanin e bardhë bust, me një të çarë në njërën këmbë si dhe një tjetër të po të njëjtit model, por në ngjyrë gold dhe me gurë të shumtë.