Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka dalë më në fund në skenën e Sanremos për të bashkëprezantuar me Amadeusin festivalin e 70-të. Sapo ka zbritur në skenë, me fustanin e saj rozë dhe me diamante, Alketa ka shprehur mirënjohjen e saj për mundësinë që iu dha për të prezantuar në mbrëmjen e sotme.
Vejsiu është shprehur se ndjehej si aktori i njohur italian Roberto Benigni, i cili ka fituar një Oscar, duke thënë se prezantimi në Sanremo për të ishte po aq i vlefshëm. Sigurisht që ndaj saj, nuk mungoi as vëmendja për elokuencën nga bashkëprezantuesi.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI NË SKENË:
Alketa: Ndjehemi si Roberto Benigni në Oscarin tim. Ju dua të gjithëve. Ke bërë për ne gratë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë. Ndër vite e prezantonin burra e burra dhe më në fund pas vitesh ia besuan një gruaje dhe ajo isha unë. Nëse do e bëj sërish të ftoj një natë. Shpresoj ta mbash premtimin.
Amadeus: Nuk mbaron, je e shpejtë! Alketës nuk po ia ndjekim dot më ritmin.
Alketa: Kjo është pika më e lartë e karrierës time profesionale. Faleminderit.
Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Vejsiu ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit.





