Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu.
Ajo do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.
Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar programin e saj për sonte.
E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:
“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”
Drini e këshilloi me humor të mos ndërronte shumë fustane sonte, ndërsa Alketa ia ktheu: “Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.”





