Irgen Çela është një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Rolet e tij në emisionin e humorit në “Portokalli” janë shumë të pëlqyer.
Së fundmi, Irgeni ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka treguar se cila ka qenë puna e tij e parë para se të bëhej i famshëm.
“Puna ime e parë ka qenë kamarier kur isha ne gjimnaz. Punoja gjatë muajëve të verës. Pasta kur kam filluar studimet në akademi, për fatin tim të mirë që kur isha në vit të parë fillova të merresha me dublime, personazhe vizatimorë edhe ajo më dha dorë, kisha ë ardhurat e mia dhe i kërkoja sa më pak lekë familjes.”, ka thënë ai.





